Bie nga kati i katërt 11-vjeçarja në Sarandë, niset me urgjencë drejt Traumës

schedule15:24 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:24 - 1 Tetor, 2022

Një 11-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i banesës në Sarandë sot në mesditë.

Detaje për gjendjen e saj nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa e mitura po transportohet në spitalin e Traumës.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se në momentin e ngjarjes 11-vjeçarja ka qenë në shtëpi në vëllanë e saj.

“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

/abcnews.al