Përfaqësuesi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ftoi fituesen e zgjedhjeve italiane, Giorgia Meloni, të vizitojë Kievin.
“Do të ishte shumë e rëndësishme nëse kjo do të ishte një nga vizitat e para të zonjës Meloni jashtë vendit si kryeministre”, tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas.
Meloni konfirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën, pasi fitoi zgjedhjet, në një mesazh publik drejtuar presidentit Zelensky, pasi ai e uroi për rezultatet. Ajo gjithashtu ka dënuar qartë veprimet e Putinit në Ukrainë gjatë fushatës së saj zgjedhore. /abcnews.al