Përmbytje katastrofike në Florida pas uraganit “Ian”, të paktën shtatë të vdekur

schedule22:31 - 29 Shtator, 2022

schedule 22:31 - 29 Shtator, 2022

Uragani Ian, i cili goditi Florida-n të mërkurën mbrëma, la pas të paktën shtatë të vdekur dhe dëme të mëdha në disa qytete në jug. Komisioneri i qarkut Charlotte, Chris Constance, konfirmoi se ka gjashtë vdekje të konfirmuara, duke vënë në dukje se kjo është fatkeqësia më rëndë natyrore që ka prekur ndonjëherë vendin.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim. Vdekja e shtatë e konfirmuar është në Volusia County. Një zëdhënës i qarkut, në bregun lindor të Floridës, tha se ishte “vdekja e parë e lidhur me Ian”.

Bëhet fjalë për një burrë 72-vjeçar që doli nga shtëpia e tij për të zbrazur pishinën gjatë stuhisë, tha Kevin Captain. Përmasat e katastrofës karakterizohen si me  “përmasa historike” nga ekspertët.

Në të njëjtën kohë, kërkimet vazhdojnë për të gjetur 20 emigrantë që ndodheshin në bordin e një varke që u mbyt të mërkurën në brigjet e arkipelagut Keys, pak jashtë shtegut të uraganit.

Ian u zvogëlua në një stuhi tropikale pasi goditi Florida-n, por pritet të forcohet sërish më vonë sot ndërsa shkon drejt Karolinës së Jugut. Qendra Kombëtare e Uraganeve me seli në Miami ka lëshuar një paralajmërim për të gjitha brigjet e këtij shteti. /abcnews.al/