Sa herë bie shi, e vetmja rrugë që lidh 6 mijë banorët e zonës Rrëshen-Bukmirë shembet, duke rrezikuar izolimin e tyre. Shkak sipas banorëve është cilësia e dobët e punimeve. Sot një pjesë e tyre protestuam para bashkisë së Mirditës. Kërkuan rikonstruksionin e plotë të rrugës me gjatësi 16 km e cila është bërë thuajse e pakalueshme e po u rrezikon jetën.
Me pas banorët u zhvendosen tek diga e hidrocentralit, e cila ka ndërtuar rrugën. Ata u takuan me një nga përfaqësuesit e kompanisë nga i cili morën premtimin se ky segment do të rehabilitohet me të gjitha parametrat.
Rruga Rrëshen-Bukmir është ndërtuar ne vitin 2017 nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë. /abcnews.al/