Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dhënë detaje nga vizita që u bëri ish-krerëve të UÇK-së bashkë me ish presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministrin Pandeli Majko.
Pacolli shprehet se qëllimi i vizitës ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që, shton ai, tani po mbahen pafajësisht në paraburgim”.
“Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajësisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet”, ka shkruar Pacolli. /abcnews.al/