Berat Gjimshiti vazhdon rikuperimin për të qenë gati sa më shpejt në fushën e lojës. Sipas mediave italiane, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do t’i duhet edhe një muaj për të qenë i gatshëm për Gasperinin.
Dhe sipas gjithë parashikimeve 29-vjeçari mund të rikthehet në fushën e lojës në fund të muajit tetor, dhe sipas këtyre gjasave, Gjimshiti pritet të jetë gati edhe për kombëtaren shqiptare në miqësoren me Italinë më 16 nëntor.
Kujtojmë se mbrojtësi u dëmtua në përballjen që Atalanta zhvilloi me Milan më 21 gusht me sfidën që përfundoi 1-1. /f.a/abcnews.al