Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment aspak të mirë në karrierën e tij, teksa kjo u duk edhe pas sfidës me Spanjën, ku sulmuesi i United hodhi poshtë shiritin e kapitenit, një veprim i përsëritur ky nga 37-vjeçari, pasi në të kaluarën e kishte bërë të njëjtën gjë edhe pas sfidës me Serbinë.
“A Bola” është media portugeze që tashmë ka dalë hapur kundër CR7-tës, duke kërkuar tërheqjen e tij nga kombëtarja. Por burimi në fjalë nuk mjaftohet me kaq, ndërsa ka zbuluar edhe detaje të tjera rreth portugezit.
“A Bola” analizoi aspektin e stërvitjes. Në Portugali kujtojnë se Jordan Peterson ka dhënë një intervistë ku ka treguar se kishte bërë me Cristiano Ronaldo-n një takim, që daton në fillim të shtatorit kur portugezi donte të analizonte me të problemet që po e mundonin.
“Ronaldo më ftoi të shkoja tek ai. Ai më tha se kishte probleme. Dhe se një nga librat e mi e kishte ndihmuar. Shkova në shtëpinë e tij dhe biseduam për disa orë. Ai më tregoi të gjitha pajisjet që përdor për të qenë në formë.
Kemi folur kryesisht për atë që ai dëshironte për të ardhmen dhe disa nga pengesat me të cilat po përballet aktualisht. Kemi zhvilluar një bisedë për këto tema”, ka deklaruar psikologu Peterson. /f.a/abcnews.al