“I dashuri më sheh si investim”, 27 vjeçarja tregon se partneri paguan gjithçka për të

schedule10:26 - 29 Shtator, 2022

schedule 10:26 - 29 Shtator, 2022

Një vajzë nga Londra ka treguar sesi i dashuri i saj paguan gjithçka në lidhjen e tyre, duke e përshkruar atë si investim. Hannah Chan, 27 vjeç, ka deklaruar se i dashuri i saj Ed Reay, 22 vjeç, paguan 100 për qind të qirasë, faturave dhe pushimeve, sipas mediave të huaja.

Pas shumë lidhjesh të dështuara, Hannah vendosi se donte dikë që mund t’i siguronte të ardhmen. Hannah u takua me biznesmenin kanadez Ed Reay në korrik 2021 pasi Reay, ndërsa filluan të komunikonin me njeri-tjetrin në maj 2021.

Ed u largua nga Vankuveri dhe marrëdhënia e çiftit po shkonte aq mirë, sa ata vendosën të zhvendoseshin në Londër në  shtator 2021. Ndërsa marrëdhënia përparoi, Ed filloi të merrte më shumë përgjegjësi financiare dhe tani ai paguan për të gjitha faturat.

Nga ana tjetër, Hannah kujdeset për të duke i gatuar dhe duke bërë punët e shtëpisë.

Fillova të kuptoja se në një marrëdhënie nuk doja të isha dominuesja dhe doja dikë që mund të më mbështeste financiarisht. Unë më parë kam pasur biznesin tim dhe fitoja paratë e mia por kuptova që nuk ishte kjo që unë doja. Pas takimit me Edin, ai më tha se do të mbështeste.

Ne kemi një marrëdhënie 100/100, ai më ndihmon financiarisht, dhe unë i jap 100 për qind kur bëhet fjalë për mbështetjen dhe dashurinë dhe gjëra të vogla, si përshembull kur i bëj një smoothie pas një dite të lodhshme.

“Nuk ka të drejtë dhe të gabuar në një lidhje, gjëja më e rëndësishme është që vlerat tuaja të përputhen për atë që dëshironi në një marrëdhënie.”

Hannah tha se e kuptoj menjëherë se ai do ta ndihmonte financiarisht.

“Ai më sheh mua si një invesitm pasi unë e kam mbështetur dhe  tani fiton trefishin e asaj që fitonte.”

Ed nga ana tjetër ka deklaruar se diçka e tillë është si një përgjegjësi për të dhe i ka dhënë kuptim jetës së tij.

“Më pëlqen të jem në gjendje të llastoj dikë që dua, dhe për diçka të tillë, ju nuk keni nevojë për shumë para.” Marrëdhënien tonë e shoh si detyrë të burrit të ndihmojë financiarisht dhe gruaja të kujdeset për shtëpinë,” përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!