Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha mbajtën pak ditë më parë dasmën madhështore që mblodhi shumë personazhe VIP. Ata kurorëzuan dashurinë 10 vjeçare në martesë me një ceremoni tadicionale në Shijak. Së fundmi, blogerja ka ndarë më shumë detaje rreth dasmës së shumëpërfolur.
Një detaj që mori shumë vëmendje ishin enët një përdorimshme. Kur u pyet për këtë, Armina tha se ajo dhe Shkëlzeni donin diçka tradicionale. “Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë.
Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare”, shtoi blogerja.
Por Armina u ndal edhe te muaji i mjaltit teksa po fliste në emisionin “Goca dhe Gra”. Ajo tha se nuk do t’i bëjë tani pushimet me Shkëlzenin për shkak të angazhimeve.
Pjesë nga biseda:
Armina Mevlani: Po vdes për ca pushime por nuk e bëj dot tani për momentin.
Dalina Buzi: Ku e ke syrin, mal, det?
Armina Mevlani: Të them të drejtën ne kemi edhe përvjetorin e njohjes shumë shpejt edhe do të doja të rikthehesha aty ku më është bërë propozimi të kaloja ndonjë fundjavë. Nuk e di si do të na vijë se tani është edhe java e modës Parisit, shumë punë shumë impenjime.
Dalina Buzi: Provo andej nga Argjentina nga Amerika Latine.
Armina Mevlani: Dua të shkoj në Amerikën Latine, por i kam thënë vetes se dua të rri shumë gjatë, për momentin jam aq e zënë me punë. Ndoshta nga fillimi i janarit por do të shohim se si do të jemi me punën.
/abcnews.al