Ditë historike për Serinë A: Futbolli në Itali nuk do të jetë më i njëjti!

schedule23:13 - 28 Shtator, 2022

schedule 23:13 - 28 Shtator, 2022

Italianja Maria Sole Ferrieri Caputi do të bëhet gruaja e parë që do të arbitrojë një ndeshje të Serisë A, njoftoi Shoqata Italiane e Arbitrave të Futbollit (AIA).

Ajo do të gjykojë të dielën në orën 15:00 ndeshjen e xhiros së tetë të Serisë A mes Sassuolo-s dhe Salernitana-s.

-Nuk është një ditë e parëndësishme. Jam mjaft i prekur. Maria Sole do të bëjë debutimin e saj në Serie A sipas meritave të saj. Ne nuk japim privilegje. Ajo e meritonte. Ky është një sukses për të gjithë sistemin gjyqësor” tha kryetari i organizatës së gjyqtarëve atje, Alfredo Trentalandje, shkraun abcnews.al.

Caputi u promovua në grupin elitar të gjyqtarëve korrikun e kaluar.

Sezonin e kaluar, ajo drejtoi 23 ndeshje në Serinë C, tre ndeshje në Serinë B dhe dy ndeshje në Kupën e Italisë.

FIFA e përfshiu atë në listën e gjyqtarëve për Kupën e Botës nën 17 vjeç në konkurrencën e femrave (nga 11 deri më 30 tetor). /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!