Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur të dënojë me 15 vite burg Sokol Sanxhaktarin, për vrasjen e shokut të tij Florian Lamçe në 30 korrik të vitit 2020 në një lokal në Elbasan.
Ndërkohë që gjykata ka vendosur të dënojë me 8 vite burg Adriano Hajdarin, i cili ka patur rol ndihmës në krim.
Si Sanxhaktari ashtu edhe Hajdari kanë përfituar ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj. Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18 vite burg për Sanxhaktarin e Hajdarin, me kusht që të mos përfitojnë lirim me kusht. Po ky vendim u Apelua.
Sokol Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. Në 30 korrik të vitit 2020 Sanxhaktari, Hajdari dhe Lamçja kanë qenë duke festuar në një lokal ndërsa kanë konsumuar lëndë narkotike dhe alkool.
Por pas disa orëve ka patur një tension mes të rinjëve, ku Sanxhaktari dhe Hajdari kanë qëlluar me sende të forta dhe karrige mbi Lamçen.
Pavarësisht se pas dhunës ata e kanë dërguar Lamçen në spital për ndihmë mjekësore, përpjekja ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë nga dhuna barbare.
/Abcnews.al/