Gerard Pique mund ta largohet nga “Camp Nou”, pasi mbrojtësi mund të bëjë një lëvije befasuese gjatë merkatos së janarit.
Me të ardhmen e tij të pasigurtë te Barcelona, spanjolli do të shikojë në janar mundësi të reja.
35-vjeçari ka luajtur mbi 600 herë për klubin, spanjolli ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm i klubit, duke i ndihmuar ata të fitojnë tetë tituj të La Ligës, tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe shumë gara të tjera.
35-vjeçari ka luajtur mbi 600 herë për klubin, që nga kthimi nga Manchester United në vitin 2008, pas katër vitesh larg nga klubi.
Pique nuk ka luajtur shumë këtë sezon, pasi katalanasit sollën Andres Christiansen dhe Jules Kounden në verë, dhe kjo çoi në një mosmarrëveshje me Xavin.
Sipas një raportimi, klubi mund ta lirojë atë nga kontrata e tij më herët, nëse ai vazhdon të lihet jashtë nga trajneri.
Gazeta spanjolle “OKDiario” pretendon se Atletico Madrid është i interesuar për lojtarin, me Diego Simeone që dëshiron dëshpërimisht të shtojë një mbrojtës me përvojë në skuadrën e tij.
Marrëdhëniet mes Barçës dhe Atletikos nuk janë aspak të mira për momentin, me negociatat mbi Antoine Griezmann që kërcënojnë të shëmtohen, por kur në lojë është një mbrojtës me vite eskperiencë mbi supe gjithçka mund të ndodhë. /f.a/abcnews.al