Don Phenom, i ftuar pak ditë më parë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” sqaroi se me Taynën ka një raport të mirë, duke hedhur poshtë spekulimet për një zënkë mes tyre. Dyshja kanë një duet shumë të suksesshëm bashkë të titulluar “Columbiana”.
I pyetur për thashethemet nëse flet apo jo me reperen, ai tha: “Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”.
Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Ditë pas dite”, reperi shkodran ka vlerësuar sërish Taynën duke e cilësuar atë si një nga reperet më të mira. “Me Taynën kam marrëdhënie shumë të mirë, është nga ato repere që këndon më mirë se burrat”, tha ai. /abcnews.al