E ardhmja pritet të shkruhet nga momenti në moment për Skriniar.
Në pritje të takimit të ri me Interin dhe sulmit të ri nga PSG, klubi zikaltër në mënyrë të pashmangshme shikon përreth hipotezën e një lamtumire me sllovakun që në janar. Sipas “Gazzeta.it”, dy emra janë në listën e Interit.
Së pari, Trevor Chabolah, i konsideruar tashmë në verëm me Chelsea ai nuk ka gjetur hapësirë deri më tani dhe gjithashtu për këtë arsye blutë e Londrës mund të hapen drejt një huazimi, ku gjithashtu mund t’i japin një vlerë kartonit të tij për 25-30 milionë euro.
Rruga tjetër të çon te Çaglar Soyuncu, turku i lindur në vitin 1996 i cili luan për Leicester, me të cilin është në një pozicion jo të favorshëm. Ky aspekt dhe kontrata që skadon në fund të sezonit, e komplikuan negociatën e largimit të tij gjatë merkatos së verës, por me tarifat e duhura ndoshta po./ h.ll/abcnews.al