I ftuar mbrëmjen e sotme në “Provokacija” ishte poeti Demir Gjergji. Ai së fundmi ka nxjerrë edhe librin me poezi “Pjergulla në kupë”. Njëra ndër poezitë e librit që lexoi Mustafa Nano ishte e shkruar në gegërisht. Poeti vetë është me origjinë nga Devolli, por ka një simpati të brendshme për dialektin e gegërishtes.
“Është bërë modë sot dhe shkruajnë shumë në gegërisht. Si duket është një simpati e brendshme për të folurën gege apo ajo trysnia që kemi pasur për ta huazuar gegërishten tonë të bukur të florinjtë. Kjo poezi më ka ardhur kështu dhe jo për të thënë se unë di të shkruaj gegërisht. Sidomos më ka tërhequr fjala “dhandërr” në gegërisht. Unë jam toskë devolli me gjak ndërsa me banim jam në Durrës”./abcnews.al