Ambasadorja amerikane Yuri i Kim mbërriti pasditen e kësaj të marte në Kryesinë e Kuvendit. Kryediplomatja amerikane po zhvillon një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Siç mësohet takimi po zhvillohet në zyrën e Tabakut, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Po ashtu Kim do të takojë edhe Etilda Gjonajn nga PS.
Në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi i vendit në BE dhe përshtatja e legjislacionit, pas çeljes së negociatave. /abcnews.al