Në Vidohovë, banorët refuzojnë të braktisin shtëpitë

schedule20:30 - 7 Qershor, 2019

schedule 20:30 - 7 Qershor, 2019

Banorët e fshatit Vidohovë në Korçë, të prekur nga tërmetet e para pak ditëve, janë strehuar në çadra pranë shtëpive të tyre. Ata nuk kanë pranuar të zhvendosen në zonë tjetër ndërsa janë të shqetësuar për ndërtimin e banesave.

Në Vidohovë, fshatin e largët të zonës së Devollit,që vetëm një kodër e ndan nga vija  kufitare me Greqinë, pasojat e tërmetit janë të konsiderueshme. 24 banesa rezultojnë të shkatërruara dhe 37 kanë pësuar dëmtime të mëdha. Banorët e fshatit,bashkë me shtëpitë, humbën edhe gjithë mundin e viteve.

Me kërkesen e banorëve, çadrat u ngritën pranë shtëpive të dëmtuara,pas refuzimit,për tu zhvendosur në një zonë më të sigurt të fshatit. Ushqimi po sigurohet nga menza,që ngriti bashkia, ndërsa kushtet në  çadrat,ku ju duhet të kalojnë natën,janë të përshtatshme. Ndërsa ka kaluar  paniku nga lëkundjet sizmike, banorët e Vidohovës mbeten të shqetësuar, për kohëzgjatjen e ndërtimit të shtëpive.

Kanë frikë se dimri i ashpër mund t’i gjejë në qiell të hapur.  Vala e tërmeteve,pas Korçës dhe Kolonjës,përfshiu edhe Devollin, ku Vidohova ishte fshati, që pësoi më shumë dëme materiale. Komisionet e vlerësimit të dëmeve, po vijojnë evidentimin e çdo banese të prekur nga tërmeti,ndërsa pritet edhe fatura financiare përfundimtare. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!