Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një oficere policie në Athinë.
Mësohet se 30-vjeçari ishte përplasur fizikisht me oficeren e policisë gjatë një aksioni policor në orën 06:00 të mëngjesit.
Oficerja ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur, shkruan protothema.gr.
Mësohet se 30-vjeçari është transferuar me urgjencë në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij.
Emigrant shqiptar akuzohet ndër të tjera për një sërë grabitjesh.
Siç raportojnë mediet greke gjithçka nisi sot në kuadër të operacionit policorë të policisë së Atikës, në Universitetin e Teknologjisë Zografou, e cila kontrolloi kampusin universitar të Athinës pas dyshimeve se aty fshiheshin grabitës dhe shpërndarës droge.
/abcnews.al/