Irani u heq protestuesve aksesin në internet, Elon Musk dërgon Starlink-un

schedule19:55 - 26 Shtator, 2022

schedule 19:55 - 26 Shtator, 2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dirën jeshile kompanisë së Elon Musk, Space X që të aktizojë shërbimin e internetit Starlink mbi Iran. Vendimi u mor pasi autoritetet e vendit u hoqën qytetarëve të drejtën e aksesit në internet ndërkohë që protestat masive vijojnë pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini humbi jetën në duart e policisë fetare të Iranit.

“Starlink është tashmë i aktivizuar në Iran,” tha të dielën Elon Musk.

“Që të funksionojë duhet përdorimi i terminaleve brenda vendit, të cilat unë dyshoj se qeveria [iraniane] nuk do ta mbështesë, por nëse dikush mund t’i dërgojë terminalet në Iran, mund të funksionojnë.”

Musk tha të premten se do të aktivizonte shërbimin e internetit satelitor të firmës në përgjigje të postimit të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken se Shtetet e Bashkuara ndërmorën veprime “për të avancuar lirinë e internetit dhe rrjedhën e lirë të informacionit” për iranianët që rrezikojnë jetën e tyre për të protestuar kundër qeverisë së tyre.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore filluan të kërkojnë mënyra për të mbështetur protestuesit iranianë të bllokuar në protesta vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë që nga 16 shtatori.

Iranianët kanë protestuar për vdekjen e Amini, emri i parë kurd i së cilës ishte Jhina, pasi ajo u ndalua për tre ditë për shkeljen e dyshuar të rregullave që urdhërojnë mbulimin e kokës me shami.

Grupi i Iranit për të Drejtat e Njeriut (IHR), me seli në Norvegji, tha se të paktën 57 persona kanë mbetur të vrarë në protesta që nga e diela, ndërsa Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) tha se numri i të vdekurve tejkaloi 180 persona. /abcnews.al/