Marrëveshja Serbi-Rusi, ​Stano: Kjo është shenjë për qëllimin e forcimit të lidhjes së tyre

schedule18:49 - 26 Shtator, 2022

schedule 18:49 - 26 Shtator, 2022

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë në fushën e politikës së jashtme, ka reaguar Bashkimi Evropian.

Peter Stano zëdhënës i BE-së, ka thënë se “po jetojmë në kohë të agresionit të kundërligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër një vendi sovran, Ukrainës”.

“Marrëveshja për konsultime të rregullta ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë agresore, në këtë moment në këtë kohë jep një sinjal të veçantë dhe të fortë të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, duke ngritur pyetjen serioze. Rusia po shkel seriozisht Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, ndërsa forcat ruse po kryejnë mizori kundër popullit ukrainas”, tha Stano.

Kjo lëvizje po vjen në kohën pasi Rusia njoftoi se do të zgjidhë rrugën e përshkallëzimit dhe konfrontimit të mëtejshëm duke organizuar mobilizimin në Rusi, “referendume” të kundërligjshme në zona e pushtuara të Ukrainës nga ana e Rusisë – duke kërcënuar me përdorim të armëve të shkatërrimit në masë.

Sipas Stanos, Serbia ka aplikuar dhe po negocion për anëtarësim në BE. E vendimi i Serbisë nënkupton që vendi të përafrohet me BE-në, përfshirë edhe në aspektin e politikës së jashtme.

“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në Serbinë si një partner të besueshëm evropian për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, tha ndër tjera Stano.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!