Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar vetëm 11 të infektuar me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 132 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 5 qytetarë në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 132
Testime totale 1,978,754
Raste pozitive 330,841
Raste të shëruara 326,702
Raste Aktive 550
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 263
Elbasan 61
Shkodër 51
Fier 49
Vlorë 35
Durrës 23
Dibër 21
Lezhë 18
Gjirokastër 11
Korçë 10
Berat 8 /abcnews.al/