Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, ka thënë se është gati të zhvillojë bisedime me Ukrainën dhe Rusinë këtë javë për krijimin e një zone mbrojtëse në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, të kontrolluar nga Rusia, sipas skynews.
“Ekziston një plan për ta bërë këtë. Javën e kaluar, pata një mundësi për të filluar bisedime me Ukrainën dhe me Federatën Ruse,” tha Grossi.
“Unë jam gati të vazhdoj bisedimet me të dyja vendet këtë javë.”
IAEA kreu kohët e fundit një inspektim të centralit Zaporizhzhia, i cili është më i madhi në Europë, dhe paralajmëroi se kishte një “nevojë urgjente” për masa të përkohshme për të parandaluar një incident bërthamor.
/abcnews.al