Në 2021 do të jetë e ndaluar me ligj shitja e duhanit në Beverly Hills

schedule14:55 - 7 Qershor, 2019

schedule 14:55 - 7 Qershor, 2019

Beverli Hills është qyteti i parë në botë që do të ndalojë shitjen e duhanit, duke filluar nga viti 2021. Kryebashkiaku i qytetit u shpreh se objektivi është promovimi i shëndetit publik.

Duke filluar nga viti 2021, në kontenë e Los Anxheles, në Kaliforni, do të ndalohet me ligj shitja e duhanit: ky është qyteti i parë në botë që merr një vendim të tillë. Këshilli bashkiak I qytetit miratoi në mënyrë unanime ndalimin e shitjes së purove, cigareve, cigareve elektronike dhe të gjitha produkteve të tjera që përmbajnë duhan, si në stacionet e shërbimit, ushqimore dhe farmaci.

Kryebashkiaku i Beverli Hills, Xhon Mirish u shpreh se është vendosur të kufizohet duhanpirja dhe të promovohet shëndeti publik. Dikush duhet ta bënte i pari, dhe për këtë arsye e bëmë ne. Nga ky ndalim do të përjashtohen vetëm hotelet dhe tre bare luksi për ata që pinë puro. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!