Moti keq në Shqipëri, MM dhe IGJEUM apel Bashkive: Merrni masat, priten rrebeshe shiu dhe përmbytje

schedule22:06 - 25 Shtator, 2022

schedule 22:06 - 25 Shtator, 2022

Shqipëria pritet të “pushtohet” nga moti i keq gjatë javës që vjen, ku parashikohen reshje të dendura shiu.

Ministria e Mbrojtjes dhe Autoriteti Kombëtar i Mbrojtes Civile, u kanë bërë thirrje kryetarëve të Bashkive në qarkun E Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës që të marrin masat për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ministra e Mbrojtjes dhe AKMC u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme e duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

Njoftimi:

IGJEUM dhe SHMU  parashikojnë përkeqësim të motit

Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC thirrje bashkive të marrin masat

Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se java e fundit e muajit shtator do të karakterizohet nga reshje shiu, të cilat do të jenë me intensitet shumë të lartë në Qarkun e Shkodrës dhe intensive deri në nivelin mesatar në Qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Si pasojë e rreshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese, të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve si dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njërëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundëshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të jenë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në raste emergjente.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!