Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj deklaroi në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se Tirana do të ketë 24 orë ujë të pijshëm në 2024-në, në rast se nuk do të hasen pengesa gjatë rrugës.
I pyetur nga moderatori Xhafo, nëse do të ketë rishikim të çmimit, Veliaj tha se aktualisht nuk e sheh të arsyeshme.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Ju keni trashëguar një situatë ku ujërat e zeza derdhen në Lanë. Një bashkëpunëtori juaj thoshte të bëjë Durrësi çfarë të dojë ujërat e zeza atje do shkojnë. Në shtator të 2017-s keni thënë që ujërat e zeza nuk do shkojnë më në Lanë?
Veliaj: Jemi në arbitrazh në Londër.
Xhafo: Çfarë ka ndodhur?
Veliaj: Qeveria e këtyre të nipteve me ministrin e tyre harxhoi të gjithë lekët me 30% të punës. Kompania japoneze thotë ne i kemi dhënë paratë bëtë 30% të punës,. Me të drejtë Balluku thotë prit si mund të marrim në dorëzim vetëm vaskat. Kompania italiane thotë se meq ka rënë jeni kanë hedhur në gjyq japonezët dhe thotë se unë e kam bërë planin me vlerën që kishte ujeni. Unë kam fëmijën këtu, kujton se kam dëshirë të duroj fekalet. Përgjigja ishte shumë e qartë investuesi me ko0ntraktorin kanë probleme.
Xhafo: Kemi ujë 24 orë një premtim, në 2024 keni thënë që Tiranë do ketë ujë 24 orë?
Veliaj: Nëse vazhdon plani dhe nuk kemi bllokime i qëndroj. Financimi i BERZH nga 6 orë në ditë na çoi në 18 orë.
Xhafo: Kur Tirana të ketë 24 orë do kërkoni rritje çmimi?
Veliaj: Tirana e ka më të ulët se Korça se Pogradeci se Kamza. Nuk shoh një arsye përveçse ndonjë donator do na vejë lakun në fyt. Donatorët thonë se mund ta afrojmë dhe më tepër se 2024.
Xhafo: Po sa i përket çmimit?
Veliaj: Nuk shoh arsye. I vetmi ndryshim që parashikoj është se nëse nga gjyqi në Londër nga ujërat e zeza, do ketë rikonfigurim të investimit japonez, do të rishohim çmimin e ujit të përdorur.
/Abcnews.al/