Ligji i dosjeve, për deputeten e PD, Dhurata Cupi, pjesë e komisionit parlamentar të vështjeve ligjore, ka të bëjë me moralin e të të qenurit përfaqesues politik apo përfaqsues i opozitës.
Sipas saj e keqja tashmë është bërë, sepse kanë kaluar 31 vite, dhe bashkëpunëtorët e regjimit të kaluar komunist, kanë kontribuar në 30 vite në strukturat e sistemeve të reja demokratike, megjithatë deputetet e PD nuk mund të votojnë kundër. Sipas saj, pavarësisht grupimeve brenda PD, opozita po vepron si një front për këtë çështje, por është dhe ‘edhe diskutim personal, vendimmarrje personale e çdo deputeti’.
Nga ana tjetër, deputetja e PD Çupi u shpreh që ‘do isha e padrejtë të thoja që PD është më e fortë, duke qenë është e ndarë në dy grupe, por duhet të kemi parasysh që 650 mijë shqiptarë votuan për PD në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe janë të gjithë deputetë të PD dhe PD do të ishte më e fortë nëse do të ishin të gjithë deputetët bashkë.
Në lidhje me financimet ruse në PD, Cupi u shpreh që ‘nuk kam asnjë informacion, nuk është bërë asnjë bisedë në lidhje me lobimet, kam tendencën të mbroj shtëpinë time politike, do të doja të mos ishte e kompromentuar, PD është shumë më e madhe sesa individi’.