Christiane Amanpour e CNN ka anuluar një intervistë me presidentin iranian pasi ai i kërkoi të mbante shami. Amanpour ishte caktuar të intervistonte Presidentin Ebrahim Raisi, 61 vjeç, në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, në Nju Jork të mërkurën kur ai kërkoi që ajo të mbante shami në minutën e fundit.
Amanpour, e cila është iraniane dhe e rritur në Teheran, e refuzoi kërkesën.
Më pas në një reagim në Instagram ajo shkroi: “Jemi në Nju Jork, ku nuk ka asnjë ligj apo traditë në lidhje me shamitë. Unë theksova se asnjë president i mëparshëm iranian nuk e ka kërkuar këtë kur i kam intervistuar ata jashtë Iranit.”
Kur intervistoi ish-presidentin Hassan Rouhani, Amanpour nuk mbajti shami.
Megjithatë, gazetarja u mbulua gjatë një raportimi që bëri brenda Iranit, sepse “përndryshe nuk do të mund të vepronte si gazetare”, tha ajo për New Day të CNN.
Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, të gjitha gratë, përfshirë turistët, duhet të mbajnë shami në Iran. /abcnews.al/