Nuk është tepër i ri që të presë gjatë. Jasir Asani ndodhet në një udhëkryq të karrierës, për shkak të konfliktit të rrezikshëm në Gjirin Persik, I cili ndërpreu kampionatin në Iran, dhe ende nuk dihet se ku do të vazhdojë të luajë.
Lajmet për yllin kuqezi janë kontradiktore, që nga rikthimi në Teheran, tek një mundësi për të kaluar në Spanjë, ose edhe për të mbetur në Azi, ku këta vjet ka pasur sukses.
Pasi u botuan lajme për një kalim në futbollin iberik, janë mediat në Iran që shkruajnë se një klub nga Malajzia është gati të luftojë për shërbimet e tij.
Ky klub quhet Selangor, gjashtë herë kampion I Malajzisë, dhe skuadra me më shumë trofe në atë vend në total.
Sipas asaj që shkruhet, Selangor është gati të japë 500 000 USD për kartonin e Asanit, i cili kaloi tek Esteglali i Teheranit për 1 milionë euro vitin e kaluar, dhe ka kontratë edhe për një sezon në këtë klub.
Nuk dihet ende se çfarë mendon vetë lojtari ofensiv I Shqipërisë, I cili është 30 vjeç, dhe duhet ta llogarisë mirë çdo hap. Ndërkaq, tifozët e Esteglalit presin kthimin e atij që cilësohet si “Princi shqiptar”, apo “Princi Jasir Asani”.
Futbollisti nga Shkupi ka 13 gola e 4 asistë këtë sezon në vetëm 29 ndeshje, nga të cilët 7 rrjeta e 3 asistë dhe jo më kot Esteglal kryeson renditjen me 41 pikë, dy më shumë sesa rivalët Traktor dhe Sepahan./abcnews.al


