Në një video të shkurtër të transmetuar në skenën e Festivalit Sportiv të Trentos, Giorgio Chiellini i dërgoi një mesazh mikut të tij Buffon.
“Për mua Buffon është si një vëlla, në momente të vështira ai gjithmonë gjente gjërat e duhura për t’u bashkuar me ne dhe të luftojmë së bashku.
Ai ka qenë gjithmonë i veçantë, unë e dua vërtet atë”, është shprehur Chiellini./ h.ll/abcnews.al