Shqipëria e ka finale duelin me Izraelin në Nations League të shtunën. Kuqezinjtë duan vendin e parë dhe duhet të fitojnë në këtë transfertë,
Pasditen e sotme futbollistët janë vizituar edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkohë qeveria e futbollit në vend ka menduar edhe për një premio për futbollistët dhe stafin.
Supersport shkruan se në rast fitoreje, në kampin kuqezi do të shpërndahen nga 16 mijë euro për kokë. Një motiv më shumë për të dhënë gjithçka që ta mposhtin Izraelin. / abcnews.al