NASA ka publikuar një fotografi mahnitëse të shkrepur në qiellin e Jupiterit. Fotoja u shkrep nga JunoCam, kamera me dritë të dukshme që ndodhet në bordin e sondës Juno, dhe që tregon retë në qiell. Zhvilluesi i softuerit, Gerald Eichstädt, ka krijuar paraqitje mahnitëse 3D të reve.
“Misioni Juno na ofron një mundësi për të vëzhguar Jupiterin në një mënyrë që është në thelb e paarritshme nga vëzhgimet teleskopike të bazuara në Tokë. Ne mund të shikojmë të njëjtat veçori të resë nga këndvështrime shumë të ndryshme brenda vetëm pak minutave. ” tha Dr Eichstäd.
Juno është një sondë hapësinore e NASA-s që është rrotulluar rreth Jupiterit që nga viti 2016. Në bord, ai ka një kamerë me dritë të dukshme të quajtur JunoCamera, e cila bën rregullisht foto mahnitëse të Jupiterit dhe hënave të tij.
/abcnews.al