Qeveria mban premtimin, punësohen 459 studentë të ekselencës

schedule13:32 - 6 Qershor, 2019

schedule 13:32 - 6 Qershor, 2019

Punësohen 459 studentë të ekselencës në Administratën Shtetërore. 950 të rinj të tjerë po zhvillojnë praktikën e punës, ku 200 prej tyre do të punësohen në fund. Ky premtim vjen pas protestave të shumta të studentëve ku paraqitën një sërë pikash për kushtet e tyre.

Shumë prej më të mirëve të sallave të universiteteve brenda dhe jashtë Shqipërisë tashmë janë pjesë e administratës publike. 459 studentë të ekselencës janë punësuar në administratën shtetërore dhe 950 të rinj të tjerë kanë nisur praktikën e punës në Programin Kombëtar të Praktikave të punës dhe rreth një e pesta e tyre do të përzgjidhen dhe do të bëhen pjesë e sektorëve të ndryshëm të administratës publike.

Lajmin e bën me dije kryeministri Rama përmes një postimi ne rrjetet sociale. Në publikimin e bërë nga kreu I ekzekutivit mësohet se nga 950 të rinjtë që po zhvillojnë praktikën, 200 prej tyre do të punësohen.

Punësimi i ekselentëve në administratën publike ishte pjesë e Paktit për Universitetin që u krijua pas protestës studentore e cila nisi në dhjetor. Studentët përgjatë dy muajsh kërkuan nga qeveria përmirësimin e kushteve të universiteteve dhe një sërë pikash për të drejtat e tyre si studentë./ABC News Albania 24/7