Protesta për të mos shkuar në luftë, më shumë se 1,300 të arrestuar në Rusi

schedule08:36 - 22 Shtator, 2022

schedule 08:36 - 22 Shtator, 2022

Forcat e sigurisë arrestuan më shumë se 1,300 persona në Rusi në protestat kundër mobilzimit, disa orë pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi draftin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas Reuters.

Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info tha se sipas informacioneve nga 38 qytete ruse, më shumë se 1,311 persona ishin arrestuar deri në orët e vona të mbrëmjes.

502 persona janë arrestuar 502 në Moskë dhe 524 në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i populluar i Rusisë. Tubimet janë të paligjshme sipas ligjeve të Rusisë kundër protestave.

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk, në një deklaratë të cituar nga agjencitë ruse të lajmeve, tha se oficerët kishin reduktuar përpjekjet për të organizuar ato që i quajti protesta të vogla.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!