Nuk ka pushim në Torino. Fillimi më i keq i Juventusit në histori ndeshet me dënime në çdo hap dhe i fundit në seri është trajneri legjendar italian,Claudio Ranieri. Siç ka theksuar ish-trajneri i Leicester-it, me të cilin fitoi Premier League, i duket se lojtarët nuk po kënaqen aspak, shkruan abcnews.al.
“Kur e shikon, mund të thuash se lojtarët e Juventusit nuk po e shijojnë futbollin, duken të frikësuar. Është e çuditshme të shohësh atë anë të skuadrës së Allegrit, por them se është një përshtypje nga ana ime, është e vështirë të gjykosh kur je jashtë”, tha ai.
Juventusi ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e tyre në të gjitha garat këtë sezon. Skuadra e Allegrit nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit. G.D. /abcnews.al/