Presidenti i Palestinës: “Vendimi i Trump na çon në luftë që nuk mbaron kurrë”

schedule21:56 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 21:56 - 6 Dhjetor, 2017

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas kundërshtoi vendimin e presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si Kryeqytet të Izraelit. Sipas tij, kjo do të hapë luftëra që nuk mbarojnë kurrë. Ndërsa Organizata Hamas është shprehur se vendimi i presidentit amerikan ka hapur Portat e Ferrit.

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, reagoi kundër presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se nuk pranon vendimin e Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. Duke folur në një adresim televiziv, ai theksoi se kjo lëvizje do të nxisë organizatat ekstremiste për të nisur luftra të shenjta.

Mahmoud Abbas, President i Palestinës: “Këto procedura gjithashtu ndihmojnë në organizatat ekstremiste që të bëjnë një luftë fetare që do të dëmtonte të gjithë rajonin, i cili po kalon nëpër momente kritike dhe do të na çonte në luftëra që nuk do të përfundojnë kurrë, të cilat ne i kemi paralajmëruar dhe që gjithmonë i kemi kundërshtuar”.

Gjithashtu, për këtë vendim të SHBA ka reaguar edhe grupimi palestines Hamas. Kjo organizatë ka thënë se vendimi i Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit hap “Dyert e Ferrit”. Lideri i Hamas, Sami Abu Zuhri në një mesazh në Tuiter shkruan: “Vendimi i Trump nuk do të ketë sukses në ndryshimin e realitetin që Jeruzalemi është një tokë Arabe dhe muslimane. Ky vendim është budallallëk dhe koha do të tregojë se humbësit më të mëdhenj janë Trump dhe Netanyahu”. Hamas konsiderohet si një organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Ndërkohë, në Gaza janë zhvilluar disa protesta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!