Burri që u arrestua në Westminster javën e kaluar pasi preku arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth gjatë pelegrinazhit publik, pretendoi se ishte e pavërtetë.
Sipas gjykatësit, burri donte të sigurohej që Mbretëresha Elizabeth ishte vërtet e vdekur.
Të premten e kaluar, Muhammad Khan, 28 vjeç, qendroi në radhë për orë të tëra përkrah mijëra londinezëve që donin t’i thonë lamtumirë Mbretëreshës, e cila vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Pasi hyri me sukses në sallën e Parlamentit, Khan u shkëput nga rruga e paracaktuar e audiencës, arriti në podium dhe preku me të dyja duart pëlhurën që mbulonte arkivolin. Ai u arrestua shumë shpejt dhe doli sot në gjykatë, i akuzuar për sjellje të pahijshme.
Gjykatësi Michael Snow zbuloi se i pandehuri është “delirantë, beson se mbretëresha nuk ka vdekur” dhe “beson se mbreti Charles ka diçka të bëjë me të dhe do të donte të shkonte në Kështjellën Windsor për ta nderuar , por edhe sepse ai beson që mbretëresha është gjallë”.
Gjykatësi nuk i bëri asnjë pyetje Muhammad Khan, i cili u shpall i papërshtatshëm për t’u gjykuar nga mjekët. Khan konfirmoi vetëm emrin, datën e lindjes dhe adresën e tij.
“I pandehuri deklaroi se mbretëresha nuk ka vdekur dhe se ai iu afrua arkivolit për të verifikuar vetë. Ai tha se kishte ndërmend të shkonte në funeral për t’i shkruar familjes mbretërore dhe, nëse nuk i përgjigjeshin, të shkonte në Windsor, Buckingham dhe Balmoral për të provuar të fliste me Mbretëreshën”, tha prokurori Luke Staton.
Khan u lirua me kusht që të trajtohej në një spital psikiatrik deri në daljen e tij të ardhshme në gjykatë më 18 tetor./abcnews.al