Ish-lojtari i Juventusit Aaron Ramsey ka dhënë një intervistë për Times në të cilën ka rrëfyer arsyet që e shtynë të largohej nga Arsenali për në Torino.
Mesfushori uellsian tha se ishte i zhgënjyer që nuk kishte rinovuar kontratën me Topçinjtë, duke pranuar se u largua për shkak të mungesës së ofertave nga klubi londinez, shkruan abcnews.al.
“Gjithçka ndodhi. E kisha pranuar kontratën që më kishte ofruar Arsenali. Situata ka qëndruar e qetë për disa javë. I thashë agjentit tim: “Le ta bëjmë”.
Pastaj papritmas kontrata u zhduk, nuk kishte asgjë për të nënshkruar apo rënë dakord. Kishte qenë një fillim i vështirë për disa muaj me Emery. P
“Vendosa të largohem sepse nuk kishte oferta në tavolinë nga Arsenali. Kishte shumë ndryshime me ardhjen e Emery. Nuk e kuptoj, ende nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Nuk kam fjalë të këqija apo mëri për Topçinjtë. Ata janë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime, ende i shikoj dhe jam i lumtur që po ecin mirë. Unë gjithmonë e dua Arsenalin dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”. /G.D/ abcnews.al/