Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim përjetë, Përparim Ademin për ngjarjen që tronditi Tiranën rreth dy vite më parë.
Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare pasi vrau dy motrat Zhaneta Metani e Kristina Bardhi me të cilat kishte lidhje intime dhe dyshonte se njëra prej tyre e tradhtonte.
Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, me 31 dhjetor 2020.
Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.
/abcnews.al/.