Pesë rregullat që duhet të ndiqni, për të pasur një jetë më të suksesshme

schedule03:43 - 20 Shtator, 2022

schedule 03:43 - 20 Shtator, 2022

Kohët e fundit kam lexuar “Pesë rregullat e jetës” nga The Wise You. Unë besoj se këto 5 parime, ofrojnë këshilla shumë me vlerë për të pasur një jetë shumë të suksesshme.

1.Dëgjo përpara se sa të flasësh

Çdo person i suksesshëm me të cilin kam bashkëpunuar ndonjëherë, ka zhvilluar aftësinë për të dëgjuar. Unë drejtoja një qendër trajnimi të basketbollistëve në Nju Jork. Një mbrëmje darkova me një trajner të shkollës së mesme si dhe trajnerin legjendar të UCLA, Xhon Uden. Ekipet e tij kishin fituan 7 kampionate.

Nëse do të kishit qenë të pranishëm në atë darkë, dhe do të mendonit se të folurit ishte çelësi i inteligjencës, atëherë do të supozonit se trajneri i shkollës së mesme ishte Xhon Uden, dhe ky i fundit trajneri i shkollës së mesme. Kjo pasi trajneri i shkollës së mesme foli më shumë,ndërsa trajneri i ekipit që ka hyrë në historinë e sportit amerikan, ndenji pjesën më të madhe të kohës duke dëgjuar.

Vajza ime, Kolen, është një avokate që ka punuar ekskluzivisht në industrinë e institucionevefinanciare. Shpeshherë ajo duhej të negocionte marrëveshje ku në lojë ishin shumë para. Çdo ditë kur hapte kompjuterin e saj, ajo lexonte këtë thënie:“Sot nuk do të mësoj asgjë duke folur; por do të mësoj sot duke dëgjuar!”.

2.Fito para se të shpenzosh

Unë kam punuar në një universitet, ku buxheti ishin shumë i kufizuar. Kur na nevojiteshin më shumë dollarë në buxhetet tona të sporteve individuale, shpeshherë na thuhej që t’i gjenim vetë paratë e nevojshme. Për t’u shërbyer më mirë studentëve tanë atletë, na duhej të zgjeronim dhomën tonë të ngritjes së peshave.

Për këtë na u del të mblidhnim paratë, dhe e arritëm këtë përmes organizimit të një ekskursioni në fushat e golfit, që vazhdon t’i shërbejë ende sot atletikës në universitet.

I njëjti problem ekzistonte me buxhetin tonë të basketbollit. Ai ishte i pamjaftueshëm për t’u shërbyer lojtarëve tanë ashtu siç e meritonin.

Sërish duhej të fitonim para përpara se t’i shpenzonim ato. Kështu në hapëm një qendër për trajnerët e zonës së Çikagos. Ajo e rriti me 38 për qind buxhetin tonë  Do të ishte mirë që të na jepeshin direkt paratë për këto dy fusha. Por duke i fituar paratë para se t’i shpenzonim, ne ishim shumë të matur në shpenzimet tona.

3.Mendo para se të shkruash

Unë kam mësuar dy mësime me vlerë nga dy miq të mirë, për të menduar përpara se të shkruaj. Mësimi im i parë erdhi nga një biznesmen shumë i suksesshëm. Këshilla e tij ishte: shkruaj mbi diçka për të cilën je zemëruar gjatë ditës. Por mos ia dërgo dikujt atë ditë.

Ai më tha se e lexonte tekstin të nesërmen në mëngjes, kur nervat i kishin rënë, më pas e griste fletën, dhe niste të rishkruante. Leksionin e dytë ma mësoi një administrator i suksesshëm i një shkolle të mesme. Nëse je drejtues në një institucion, mund të ndodhëshpesh që të trokasë në zyrë një koleg dhe të tregojë një ide për të cilën ai është i emocionuar.

Nëse nis të diskutosh mbi të në atë moment, biseda mund t’iu marrë dy orë nga dita juaj.

Prandaj në vend se të flisni për këtë kur ai/ajo t’ju prezantojë idenë, thuaju që ta hedhë nëletër, më pas të vijë prapë tek ju për ta diskutuar. Kjo filozofi i nxit ata të mendohen para se të shkruajnë. Koncepti i tyre i ri, do të jetë më i saktë dhe më i organizuar kur të vijnësërish për të diskutuar me ju.

4.Provo para se të heqësh dorë

Thuhet se Tomas Edisoni dështoi në 10.000 eksperimente, përpara se të shpikte dritën elektrike. Por edhe pse dështonte shpesh, ai kishte vullnetin për të vazhduar përpara, dhe për të mos u dorëzuar. Abraham Linkoln, i konsideruar nga shumë njerëz si presidenti më i mirënë historinë e SHBA-së, e humbi shumicën e madhe e të gjitha garave elektorale ku mori pjesë, përpara se të zgjidhej president. Është e lehtë të heqësh dorë nga diçka. Dhe është më evështirë të vazhdosh të provosh, sidomos kur shanset nuk janë në favorin tënd. Por duhet tadini se kohët e vështira nuk zgjasin përgjithmonë.

5.Jeto para se të vdesësh

Unë isha me fat që më kërkuan në provokimin e ngritjes së kampeve stërvitore të basketbollit në disa vende evropiane. Ato aktivitete më dhanë mundësi të mëdha për të jetuar para se të vdes një ditë. Ato udhëtime më dhanë një përvojë të shkëlqyer mësimesh. Pasi më çuan në vende që nuk do t’i kisha parë kurrë në jetën time.

Në Belgjikë trajnerët më çuan në Ardene ku u zhvillua një nga betejat më të rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore. Kur Forcat Aleate e fituan edhe atë betejë, gjermanët u tërhoqën njëherë e mirë nga vendet e pushtuara. Nuk do të harroj kurrë momentin kur pashë në një shtyllë të gjitha shtetet ku jetonin ushtarët amerikanë që u vranë në atë betejë.

Në Austri trajnerët më çuan në një ish-kamp përqendrimi. Megjithëse kisha lexuar shumë mbi Holokaustin, nuk isha aspak i përgatitur për atë që pashë. Ishte ndjenja më e frikshme që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Është e pabesueshme që nazistët mund të mendonin dhe të kryenin mizori në atë kamp dhe në kampet në të gjithë Evropën.

Në Greqi vizitova Akropolin. Në Athinë nuk ka godina shumë të larta, pasi si referencëmerrej kjo godinë. Ishte një shëtitje e gjatë deri në majë të kodrës. Në një moment pyeta trajnerët se si e çuan punëtorët të gjithë mermerin deri atje? Përgjigja e tyre ishte:Dalëngadalë! Pra udhëtimet tona ishin shumë më tepër se basketboll. / Pet Sulivan/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!