Princi George, 9 vjeç dhe motra e tij, Princesha Charlotte, 7 vjeç, do të jenë në mesin e 2000 të ftuarve që do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës.
Dy fëmijët do të marrin pjesë në një procesion me familjen mbretërore, duke ndjekur arkivolin e stërgjyshes së tyre teksa hyn në Westminster Abbey, kisha e shekullit të 13-të ku do të mbahet funerali shtetëror.
George dhe Charlotte do të ecin pas prindërve të tyre William dhe Kate, Princi dhe Princesha e Uellsit. Pas tyre do të jetë xhaxhai Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex.
Ndërsa, Mbreti Charles III dhe bashkëshortja Camilla, do të udhëheqin procesionin.
Vëllai më i vogël i George dhe Charlotte, Louis, 4 vjeç, nuk pritet të marrë pjesë./abcnews.al