Josa: Sot skuadra ishte e disiplinuar, donim me çdo kusht fitoren

schedule20:20 - 18 Shtator, 2022

schedule 20:20 - 18 Shtator, 2022

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme përballë Kastriotit në “Loro Boriçi”. Shkodranët shënuan gol me Hoxhaj që në sekondat e para të takimit, një gol që rezultoi vendimtarë.

Pas ndeshjes për “Oversport”, Mirel Josa u shfaq mjaft i kënaqur për fitoren, ndërsa e kënaq fakti që të tijtë nuk pësuan gol në këtë sfidë.

“Patëm fat që zhbllokuam ndeshjen shumë shpejt. Edhe për aftësitë e lojtarëve. Jam i kënaqur me ndeshjen, sepse skuadra mbrojti mirë, nuk pësuam dhe ndeshjet e tjera nuk e kemi bërë këtë gjë. Kemi pësuar shumë gola në momente diz-ekuilibri, sot skuadra ishte më e disiplinuar.

Duhet të bënim më mirë në sulm. Duhet të finalizonim më mirë rastet që kishim. Gurishta po rritet nga ndeshja në ndeshje. E rëndësishme është që skuadra u kthye te fitorja, sepse kemi pasur shumë oshilacione. Humbja ndaj Egnatias, mënyra si humbëm ishte një hap i madh mbrapa. Sot donim me çdo kusht tre pikët. Kishim disa probleme në mesfushë, por edhe në sulm. Sepse nuk vjedhim shumë topa në mesfushë. Rëndësi ka fitorja, vërejtjet do ti diskutoj me skuadrën.

Transfertat problem? Ka kohë deri në ndeshjen me Teutën. Këto ditë pushimi duhet të jemi të qetë, por kemi edhe ndeshjen e kupës kundër Flamurtarit. Është çështje mentaliteti, si duhet të mbrojmë dhe sulmojmë. Skuadra u mbrojt mirë megjithëse kishim probleme me mungesat.

Sa duhet të presim për Vllazninë e Josës? Duhet të harrojmë gabimet dhe të shohim para. E mira ska fund. Nuk bën dot llogari, jemi 1 javë larg, sepse unë mendoj gjithmonë për ndeshjen e radhës”, ka thënë mes të tjerash Josa. /f.a/abcnews. al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!