Inter ka humbur në shtëpinë e Udineses me rezultatin 2-1.
Në minutën e 5-të, zikaltërit fitojnë një goditje të lirë pranë zonës dhe përsipër e merr Barella, i cili mjeshtërisht e dërgon topin në rrjetë.
Pas një loje të vakët, në minutën e 22-të, Skriniar kryen autogol pas një topi të gjatë të futur në zonën e Interit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ku Inzaghi madje befasoi të gjithë duke kryer dy zëvendësime në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte intensive, me kundërsulme të ndërprera, por me një Udinese tepër të rrezikshme.
Vendasit përmbysën gjithçka, ku në minutën e 85-të, pas një goditje këndi të realizuar nga Delofeu, Bijol shënon golin e përmbysjes duke shtangur Interin.
Por Udinese nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 93-të shënon edhe golin e sigurisë dhe të turpërimit ndaj zikaltërve.
Tashmë Inzaghi rrezikon shumë, pasi edhe tifozët po e gozhdojnë teknikun italian me zgjedhjet që ai bën në fushën e lojës./ h.ll/abcnews.al
2-1
22′ 1 – 1 Milan Škriniar [og]
5′ 0 – 1 Nicolò Barella