Fëmijët dhe gratë shtatzëna, të cilët jetojnë në zonën e Notre Dame, duhet të masin nivelin e plumbit të pranishëm në gjak, si pasojë e zjarrit që përfshiu katedralen në 15 Prill. Autoritetet shëndetësore e morën këtë vendim pas rastit të një fëmije, i cili kishte nivelin e plumbit në gjak tej normave të lejuara.
Familjeve me fëmijë nën moshën 7 vjeç, të cilët banojnë në zonën e Notre Dame dhe grave shtatzëna, iu është kërkuar nga autoritetet shëndetësore në Paris, që të shkojnë tek mjeku për të matur sasinë e plumbit në gjak.
Vendimi u mor pas regjistrimit të rastit të një fëmije, niveli i plumbit në gjakun e të cilit ishte mbi kufirin e lejuar. Agjencia rajonale e shëndetësisë e cila monitoron pasojat e zjarrit të katedrales në 15 prill, ka ndërmarrë dhe një hetim ambiental për të identifikuar praninë e plumbit në zonat e frekuentuara nga fëmija.
Por dhe për të sinjalizuar anomali të tjera si pasojë e zjarrit. Ky hetim ka si objektiv që faktorët e ekspozimit ndaj plumbit të mos ekzistojnë më. Autoritetet shëndetësore theksojnë se një nivel anomal plumbi i pranishëm në gjak për shkak të një arsye jot ë qartë, jo domosdoshmërisht kërkon një terapi të veçantë mjekësore./ABC News Albania 24/7