Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Not për bamirësi, 65 notarë garojnë nga Butrinti deri te Kalaja e Ali Pashës

schedule16:36 - 17 Shtator, 2022

schedule 16:36 - 17 Shtator, 2022

Sot shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë në çdo vend të botës, por në periudhën e komunizmit shumë të rinj kanë humbur jetën në tentativë për tu arratisur.

Në kujtim të tyre janë bërë bashkë 65 notarë profesionistë dhe amatorë nga shtete të ndryshme të botës, mes tyre dhe 14 shqiptarë. U mblodhën në mëngjes në Parkun e Butrinit. Fonde mbledhura nga pjesëmarrësit do të shkojnë tek familjet në nevojë.



“Jam nga Kenia dhe jam këtu për të mbështetur miqtë e mi në këtë nismë të mrekullueshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Jemi këtu njerëz profesionistë në not, por dhe amatorë për një eksperiencë të bukur.”

“Është hera e 3 që, vij në këtë maratonë për të notuar, në vendin tuaj të bukur.”

“Po mundohemi të mbledhim para për të varfrit në këtë nisëm. Të gjithë këtu kemi ardhur nga Londra përket aktivitet, ky është motivimi ynë.”

“Vij nga Tirana. Kjo është hera e parë që marr pjesë në këtë maratonë noti. Kam qënë shumë i interesuar të merrja pjesë dhe në maratonën që është bërë në 2019. Po për shkak të pandemisë aktivitete për shkak pandemisë u ndaluan.”

Auron Tare, një prej organizatorëve të këtij aktiviteti tregon se prej kufizimeve nga pandemia kjo garë u pezullua dhe u rikthye këtë vit.

“Është viti i pestë që organizojmë këtë event. Është një event për të kaluar kanalin e Korfuzit me not. Mbas covidit është hera e parë që po do bëhet këtu në Butrint. Është interesant dhe kanali i Butrinit duke filluar nga Qendra arkeologjike e Butrinit deri në kalanë e Ali Pashës.”

Pjesëmarrësit notuan rreth 1.5 milje. Gara u ndoq nga miq të tyre dhe të apasionuar të sporteve ujore./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!