Ashtu siç kishte lajmëruar ditën e djeshme, kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Pyetja e parë kishte të bënte pikërisht me sulmin kibernetik nga Irani i cili shënjestroi faqet online dhe platformat qeveritare.
Pyetje: Sa e përgatitur është Shqipëria është të përballojë një sulm tjetër kibernetik? Sa të sigurta janë të dhënat tona?
Rama: Ky është një shqetësim i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme prej shumë vitesh. Gjithë këto sulme të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionin digjital kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht. Ndërkohë që ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe gjithë sistemeve digjitale. Agresioni kishte një qëllim shumë të qartë, zhduken të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin e të gjitha sistemeve për të lënë një tokë të djegur nga mbrapa. Ky është konkluzioni i ekspertëve. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin. Dëmet janë shumë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë. Kjo luftë vazhdon.
Pyetje: Pse u sulmua Shqipëria nga Irani? Çfarë ka ndodhur me sigurinë e TIMS?
Rama: Në kushtet kur ne sulmohemi ka shumë konfuzion he ka një keqkuptim që pengon të shihet e vërteta. E vërteta është që ne kemi rezistuar me sukses ndaj sulmit. Po të shihni raportin e bërë nga ekspertiza e microsoftit dhe agjencive të specializuara të SHBA, që kanë bashkëpunuar me ne, e vërteta është që sulmi ka dështuar. Ne kemi një plan që të përshpejtojmë projektin e ngrehinës kibernetike. Ne e kemi nisur, por kërkon një financim intensiv dhe ne e kemi fazuar në një kohë për të gjatë. Tani ka ardhur koha ta shkurtojmë kohën.
Shqipëria ra pre e dy sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike. Nga sulmi i parë i 15 korrikut u hakuan faqet online të qeverisë dhe platforma online e-Albania, ndërsa më 9 shtator pre e sulmit ra sistemi TIM në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë.
Pas sulmve qëndronte Irani me të cilin Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.
/Abcnews.al/