Pse Princesha Anne mbante gjithmonë me vete një çantë gjatë nderimeve për Mbretëreshën

schedule17:23 - 16 Shtator, 2022

schedule 17:23 - 16 Shtator, 2022

Familja e mbretëreshës Elizabeth është në zi, që prej datës 8 shtator. Ndërkohë, vajza e monarkes, Princesha Anne ka qenë pranë nënës së saj në momentet e fundit dhe më pas nuk ka munguar asnjë moment. Në paraqitjet e saj të fundit, Princesha Anne bëri homazhe në kujtimin e nënës së saj, me një aksesor të zgjedhur prej saj.

Si zakonisht ajo ishte e veshur me të zeza por në paraqitjet e saj mbante një çantë ‘tëeed’ me detaje lëkure blu. Çanta prej 90 £ është e disponueshme në dyqanin e dhuratave në Kalanë Balmoral, i cili ishte një vend i preferuar për mbretëreshën dhe ku ajo kaloi momentet e fundit të jetës së saj.

Princesha Anne e ka mbajtur këtë çantë në paraqitje të njëpasnjëshme që nga vdekja e nënës së saj.

Pak ditë më parë, vajza e vetme e monarkes së ndjerë, Princesha Anne, bëri një deklaratë veçanërisht prekëse për 24 orët e fundit të nënës së saj.

” Kam pasur fatin të ndaj 24 orët e fundit të jetës së nënës sime të dashur”, shkroi ajo në një deklaratë më 13 shtator. “Ishte një nder dhe një privilegj ta shoqëroja atë në udhëtimet e saj të fundit”, shkroi fillimisht Princesha Anne.

“Dëshmia e dashurisë dhe respektit e treguar nga kaq shumë në këto udhëtime ishte sa përulëse dhe frymëzuese. Të gjithë do të ndajmë kujtime unike. I falënderoj të gjithë ata që ndajnë ndjenjën tonë të humbjes”./abcnews.al