Nga Leontina Nika
Botohet e plotë poema satirike e Teodor Kekos “ E të tjera, e të tjera” në 20 vjetorin e ikjes së tij dhe 25 vite pas botimit të parë. Bashkëshortja Xhuli tha se ky është i pari botim integral. Pjesa e dytë e cila botohet për herë të parë e shkroi në vitin 1997, por nuk e botoi, sepse ai donte që poema të plotësohej nga miqtë.
“Kjo poemë e pati fillesën tek poezia “ Diskoteka Albania – 1994, botuar në librin “Unë të kam dashur, kur të gjithë festonim me iluzionin e fajdeve . Kjo poezi i sherbeu Dorit si lupa nga ku shihte sjelljen tonë. Këtë lupë Dori e përdori përsëri në 97, ku fajdet u kthyen nga festa mashtrimit në tragjedinë tonë”.
Pjesën e parë të poemës Dori e shkroi në Golem ku qëndroi bashkë me djemtë gjatë pranverës së 97, u publikua në shtypin e kohës dhe pati shumë jehonë. Po atë vit u botuar edhe si libër më vete.”
Ndërkohë që politikanët e kohës, janë pjesë e satirës, së hollë të Dorit, por asnjëri prej tyre nuk pati hatërmbetje, madje Spartak Ngjela i cili ironizohet, jo pak, ka pranuar që të bëj edhe hyrjen e librit.
Elva Margariti gjatë promovimit e vë theksin tek skicat që ai krijonte gjatë seancave parlamentare, me skicën pushteti është ilustruar edhe kopertina.
Botimi i kësaj vepre dhe mbrëmja poetike u mundësuan nga Ministria e Kulturës. /abcnews.al