Astrologia e Dianës bën parashikimet për Kate Middleton: Çfarë do t’i ndodh Princeshës në të ardhmen

schedule15:57 - 16 Shtator, 2022

schedule 15:57 - 16 Shtator, 2022

Astrologia e Princeshës Diana, Debbie Frank ka dhënë parashikimet e saj për Princin dhe Princeshën e Uellsit. Çifti mbretëror së fundmi u zhvendos me tre fëmijët e tyre në Adelaide. Sipas astrologut, Princi William me Catherine Middleton dhe Princ George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis do të qëndrojnë atje përkohësisht, pasi një tjetër është planifikuar të jetë rezidenca e tyre e re.

Astrologu tha për Princin William se ai “dëshiron të bëjë një ndryshim” dhe për gruan e tij se ajo është “gati për një ndryshim në jetën e saj”.

Parashikimet për Princin William

“Ai së fundmi u bë Princi i Uellsit dhe si Gaforre Williampo i merr të gjitha në hapat e tij.

Sapo ka mbushur të 40-at, ai astrologjikisht po kalon një krizë të mesit dhe tani e tutje do t’i ofrohen mundësi dhe këndvështrime të reja. William dëshiron të bëjë një ndryshim në botë dhe Hëna e Re në tetor e ndihmon atë në vizionin e tij.

Do të ketë një shqetësim në planet e tij të përkohshme, sidomos ato që kanë të bëjnë me udhëtimet e tij. Mirëpo, së shpejti normaliteti do t’i kthehet përditshmërisë së tij. Pjekuria e tij do të dalë në pah vitin e ardhshëm, ku do të vendosë themelet për qëllimet që ka për planetin dhe botën”.

Princesha Kate

Princesha e re e Uellsit, si Bricjap është gati për një ndryshim të ri në jetën e saj, siç është shpërngulja e fundit në Adelaide. Ndoshta shtëpia e tyre aktuale është e përkohshme dhe së shpejti ata do të zhvendosen përsëri, ndoshta në Kështjellën Windsor. Me Princin William ata do të qëndrojnë të bashkuar dhe do të marrin iniciativa të përbashkëta. Kathryn-it i hapet një botë e re me shumë mundësi dhe njerëz që do ta ndriçojnë atë. 2023 do të jetë një vit kur bota do të vlerësojë atë që do të ofrojë./abcnews.al