EMRAT/ Meta prezanton drejtuesit e PL për 11 njësitë bashkiake të Tiranës: Protesta dhe zgjedhje

schedule19:53 - 15 Shtator, 2022

schedule 19:53 - 15 Shtator, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë publik emrat e delegatëve të partisë që ai drejton që do të jenë në 11 njësitë bashkiake në kryeqytet.

Gjatë një takimi me strukturat e PL në Tiranë,. Meta tha se të deleguarit do të jenë përgjegjës për organizimin e partisë në të gjitha njësitë bashkiake si dhe për organizimin e protestave.

Është koha për veprim është koha për organizim, është koha për një betejë të vendosur, në çdo cep, në mënyrë që t’i japim fund një orë e më parë kësaj keqqeverisjeje të pashpirt. Në mënyrë që t’i bashkojmë të gjithë njerëzit e ndershëm që duan të jetojnë në mënyrë të barabartë para ligjit. PL do të shkëlqejë si partia e guzimit qytetar për triumfin e qytetarisë mbi tiraninë, mbi këtë sekt që nuk ka respekt për vlerat qytetare dhe njerëzore. Për këtë qëllim na duhet një organizim shumë më i mirë se sa derti tani dhe shumë më konkret se sa deri tani. Ndaj për të 11-ta njësitë pas konsultimeve dua tu komunikoj të deleguarit që do të nisin punën që nesër jo vetëm për organizimin e PL por edhe për aksionin opozitar.

Njësia 1 Endrit Brahimllari

Njësia 2 Erisa Xhixho

Njësia 3 Brisida Shehaj

Njësia 4 Elona Guri

Njësia 5 Ilir Meta

Njësia 6: Floida Kërpaçi

Njësia 7 Monika Kryemadhi

Njësia 8 Klevi Pojana

Njësia 9 Tedi Blushi

Njësia 10 Kejdi Mehmetaj

Njësia 11 Endrit Brahimllari

Këta janë përgjegjës për organizim. Protesta dhe zgjedhje, vetëm protestat dhe zgjedhje”, deklaroi Meta.