“Doktor Plastik” vjen me risi të reja, nisin aplikimet për edicionin VIP. Si të bëheni pjesë

schedule11:27 - 15 Shtator, 2022

schedule 11:27 - 15 Shtator, 2022

Doktor Plastik vjen me ndryshime. Pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm, nisin aplikimet për një edicion VIP. Ky është një edicion i veçantë pasi për të marrë pjesë duhet të jenë personazhe publikë, me profesione që ju sjellin pranë njerëzve ose personazhe me shumë ndjekës në rrjete sociale.

Ndaj, nëse keni bërë ndonjë ndërhyrje që ka shkuar keq apo keni një problem estetik, kontaktoni në rrjetet tona sociale, Instagram dhe Facebook dhe në numrin e mëposhtëm. Kujdes! Ka një numër të rezervuar. Në momentin kur plotësohet numri mbyllen automatikisht aplikimet.

Ndaj ju këshillojmë të aplikoni sa më shpejt. Një ditë më vonesë dhe ju mund të humbni shansin që vjen një herë në jetë. Data e fundit e aplikimit është me 20 Shtator.

Si të aplikoni?

– Dërgoni të dhënat personale/ emër mbiemër, mosha, qyteti ku jetoni, profesioni.
– Dërgoni foto të problemit estetik ose problemeve që doni të rregulloni.
– Numrin e telefonit dhe një link me rrjetin social që përdorni më shumë.

/abcnews.al